UBT

Juve këmbëngul për Shaqirin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kampionët e Italisë, Juventus duket se janë të vendosur që ta transferojnë mesfushorin shqiptar të Bayern Munich,Xherdan Shaqirin.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, i cili është duke kaluar pushimet në Ibiza, është prioritet i parë i “Zonjës së Vjetër”.

Mediat italiane raportojnë se Juve kërkon gjak të ri për repartin e sulmit, dhe sipas këtyre mediave, Shaqiri është lojtari i dëshiruar për torinezët.

Mobi Casa

Sipas një raporti të siguruar nga “Tuttosport”, Juve ka bërë një sondazh për Shaqirin, i cili tek ‘bavarezët’ në sezonin e fundit nuk ka gjetur hapësirë të madh duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Allianz Arena”.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit kërkohet edhe nga Milani e Roma.