Eko Higjiena

Juve, 16 milionë euro për Shaqirin

/ 1 minutë lexim

Gjiganti italian, Juventus që është duke u përpjekur që ta transferoj Lukas Podolskin e Arsenalit, nuk e ka ndërmend të heq dorë as nga mesfushori shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqirin.

Mediat italiane shkruajnë se kampionët e Italisë tashmë ia kanë dërguar ofertën “Bavarezëve” për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Juve synon që ditët e fundit të tregut të kësaj verë ta sjell në Torino mesfushorin shqiptar.

Uji Dea

Raportohet se “Zonja e Vjetër” ia ka ofruar Bayernit rreth 16 milionë euro për Shaqirin, i cili as në sezonin e ri nuk është pjesë e formacionit shartuese të trajnerit Pep Guardiola, madje vet lojtari pas fitores kundër Ëolfsburgut (2-1), kishte shprehur zhgënjimin në adresë të Guardiolas për minutazhen e vogël që po i jep tekniku spanjoll.

Ndryshe, Bayern Munich për mesfushorin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit nuk do të pranonte asnjë ofertë nën verën 23 milionë euro.