Fundamenti

Jusuf Gërvalla parashikoi gjithçka deri në çlirimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot (e diel) bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës.

Për të kujtuar largpamësinë e vizionarit të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, ju sjellim një pjesë nga intervista e tij e vitit 1980 dhënë për të përditshmen me të madhe gjermane të asaj kohe, “Tagische Zeitung”, transmeton Indeksonline.

Gërvalla në këtë intervistë flet me saktësi për atë që ndodhi gati 20 vjet më pas në Kosovë. Parashikimet e tij janë fantastike.

GRANDEMALL

Tagische Zeitung: Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të “minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?

Jusuf Gërvalla: Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.

Në fazën e dytë shumëçka varet nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.