KKVITI

Jusuf Gërvalla ishte një zë origjinal që dallohej me individualitetin e tij krijues

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Manifestimi kombëtar i kulturës “Flaka e Janarit 2022”, ka vazhduar tutje rrugëtimin e tij me një tryezë letrare për Jusuf Gërvallën, në dyzetvjetorin e rënies për liri, në një pritë tinëzare të UDB-së jugosllave, më 17 janar 1982, në Untergrupenbah (afër Shtutgartit ) të Gjermanisë.

Studiues letrarë, kritikë të letërsisë e të tjerë, si Anton Nikë Berisha, Emin Azemi, Arsim Halili, Kaltrinë Berisha, Sabit Rrustemi, Mehmetali Rexhepi e Timo Merkuri (në mungesë, kumtesën e tij e lexoi Nexhat Rexha), kanë vënë në pah, nga shumë këndvështrime, vlerat letrare të poezisë së Jusuf Gërvallës, duke i marrë në shqyrtim tri vëllimet poetike, ”Fluturojnë e bien”, “Kanjushë e verdhë” e “Shenjat e shenjta”, të cilat qenë botuar në pjesën e dytë të viteve shtatëdhjeta (1975 – 1979 ), në Prishtinë e Shkup, si dhe nga një përzgjedhje e re poetike, “Dhembje të ndrydhura”, me përzgjedhje dhe parathënie të Anton Nikë Berishës dhe botim nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu.

Në emër të organizatorit, Sabit Rrustemi foli për veçoritë e Jusufit, si poet, këngëtar, gazetar, foli për shkrimet, poezinë, librat e tij, duke nënvizuar se ai dallohej për individualitet krijues.

E për opusin poetik të Gërvallës, me një kumtesë domethënëse u paraqit, Emin Azemi, derisa për përzgjedhjen poetike “Dhembje të ndrydhura”, nga këndvështrimi i saj, foli Kaltrinë Berisha, për njohjen me poezinë e Jusufit, nga Nexhat Rexha u lexua kumtesa e Timo Merkurit (për shkak të masave anticovid nuk mund të ishte i pranishëm), derisa Arsim Halili u ndal te vëllimi i parë poetik ”Fluturojnë e bien”.

United Hospital

Tryeza letrare, ku kontribuoi edhe Mehmetali Rexhepi, u përmbyll me fjalën e studiuesit dhe kritikut letrar Anton Nikë Berisha, një njohës i thellë i artit poetik, i cili ka bërë përzgjedhjen e poezive dhe parathënien e librit “Dhembje të ndrydhura”, për të cilin libër tha se jo vetëm që komunikon me lexuesin e sotëm, por edhe mund t’i shërbejë atij për të parë një botë të veçantë poetike.

Përndryshe, këtë ngjarje kulturore e begatoi edhe prezenca e bashkudhëtares së Jusufit, bashkëshortes Suzanë Gërvalla, e cila evokoi kujtime për Jusufin, derisa u deklamuan edhe poezi të tij, nga artistë të skenës, Ramadan Kurti e Xhezide Selimi, nën shoqërimin me kitarë nga Mehmetali Arifi.

Manifestimi i sivjetmë “Flaka e Janarit”, vazhdon me Festivalin e Dramës Shqipe, ku sonte (ora 18:00), vjen reprizë shfaqja ‘Viganët’, prodhim i Teatrit të Gjilanit.

Në fakt, është dashur të jepet shfaqja ”Marksistët e leninistët e Zvicrës” e autorit Jeton Neziraj, me regji të Blerta Neziraj, prodhim i Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, por kjo shfaqje është anuluar për shkak se njëri nga aktorët ka rezultuar pozitiv me Covid 19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.