UBT

Jusuf Buxhovi e pranon se është titist, ja çfarë deklaron ai

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi është një nga krijuesit tanë më produktiv të viteve të fundit. Buxhovi ka folur për historinë e Kosovës nga Mesjeta në bashkohësi, me theks të veçantë pas LDB, për figura politike e historike, për lëvizjet dhe grupet nacionaliste, marksiste e leniniste të viteve ’70, ’80- të e këndej, duke hapur tema e shtruar dilema për veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë Kosove.

Ekskluzvisht për eminsonin n’Demos , Jusuf Buxhovi ka pranuar se është një titist. Ai ka treguar se ka qenë antarë i lidhjes komuniste, ku ka shpjeguar edhe termet stalinist dhe enverist, raporton GazetaDemos

“Po, unë kam qenë anëtar i lidhjes komuniste. Por ka dy dallime një pjesë kanë qenë stalinist dhe enverist, një pjesë kane qenë titist. Unë kam qenë titist e them pa asnjë hezitim, në kuptimin e rezultateve, sepse ai titizëm si vetëqeverisje socaialiste pas 67-së i ka sjell Kosovës dhe botës shqiptare në përgjithësi të arriturat më të mëdha të shekullit. Ato që i kemi bërë ne në Universitetin e Kosovës kur Çabejin e kemi botu këtu, në Shqipëri nuk është botu. Me Institutin Albanologjik, me Radio Televizionin e Kosovës, Rilindjen me 200 botime, me insitucione kombëtare, unë ndihem krenarë me shoqatën e shkrimtarve. Ne kemi arrit atë hapsirë që u kriju ta qojm më tutje dhe automatikisht ai titizëm ka ndihmu që këto institucione prej një koncepti teologjik të bëhen kombëtare. Në Kosovë ka pas përpjekje, veprimtari kontravolucionare mbi bazat e titizmit ideologjik dhe atë e kanë mundësu institucionet nacionaliste në Kosovë, Univesriteti i Prishtinës, Rilindja, televizioni, partika komuniste e Kosovës thotë se pjesa ma e madhe kanë qenë nacionalista. Me këtë hipotezë për tetë vjetë është bërë diferencë…” ka rrëfyer Buxhovi.

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur edhe për vitet 50-60 mbas luftës në Kosovë, ku shqiptarët kishin jetuar në komunizëm.

“Për 50-60 vite mbas luftës kemi jetu nën diktatin e dy koncepteve, asaj të ideologjisë, që do të thotë komunizmi ka përcaktu kush janë heronj, kush janë tradhëtar, kush janë kundër revolucionar. kush janë partizan. Ne i dim pasojat e rënda…” tha ai.

Eco Higjiena

Por kush është Jusuf Buxhovi?

Jusuf Buxhovi pas luftës është historiani i parë shqiptar, i cili e ka vënë në binarë të drejtë historinë kombëtare shqiptare.

Veprat e tij janë aq voluminoze dhe të rëndësishme për autoktonin shqiptar në të gjitha trojet e tyre etnike në Ballkan.

Është historiani i vetëm i parë i cili me argumente shkencore të kulturës materiale dhe shpirtërore e ka hedhur poshtë mitin serb për Dardaninë – Kosovën e sotme dhe botimet e tij kanë shkuar edhe në Amerikën e largët, janë përkthyer edhe në gjuhen angleze, duke hyrë edhe si literaturë e obligueshme në katedrat e historisë të ca Universiteteve me renome në SHBA, në të cilat studentët dhe opinioni amerikan do të informohet me historinë e vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës, e jo me historiografinë e gënjeshtrave serbe anti shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.