KKGJILAN

Jusuf Buxhovi dhe të pathënat e deritashme për themelimin e LDK-së!

/ 2 minuta lexim

Si dhe ku u vendos për themelimin e LDK-së? Sa i parapriu këtij themelimi ballafaqimi i intelektualëve serbë dhe kosovarë më 1988 në Beograd? Cili ishte roli i SHBA-ve për themelimin e LDK-së? Nga kush kërkoi Ibrahim Rugova garanci për me marre timonin e LDK-së? Cila është e vërteta rreth takimit të Rexhep Qosjes me grupin nismëtar? Për LDK-në dhe strukturat e armatosura dhe tema tjera, në emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, flet Jusuf Buxhovi.

Buxhovi thotë se LDK më 1989 kishte përkrahje jo veç nga ambasadori amerikan, por edhe nga ai gjerman dhe elita evropiane.

“Nuk iu kemi drejtu gjithkujt me u bë pjesë e LDK-së”, ka thënë ai. “Rugova e ka dashtë përkrahjen amerikane, garancinë amerikane”.

Mobi Casa

“LDK e ka nis luftën për shtetin”, u përgjigj Buxhovi në pyetjen se a e ka nisë LDK-ja luftën në Kosove.

Sipas tij, “nga vdekja e Rugovës, nuk kanë dalë njerëz që kanë mundur t’i vazhdojnë idealet e LDK-së, por kanë dalë njerëz me interesa personale”!

“Kanë ardhur njerëz të paarsimuar që thirren në UÇK dhe e kanë përrfshi pushtetin. Shteti i Kosovës po rrënohet në mënyrë monstruoze”, vlerësoi Buxhovi. “Edhe kjo LDK është e uzurpuar. Shpresoj të dalë një iniciativë politike që ka me e rregullua situatën në vend”! /Telegrafi/