Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA

Nju-Jork: Juristja shqiptare, Bergite Musaj, storie suksesi. Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të rinj në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të konsiderueshme. Këtij numri i shtohet dhe juristja Bergite Musaj, e cila u vendos në SHBA në moshë të re, transmeton albinfo.ch.

Bergite Musaj përzgjidhet si histori suksesi nga Kolegji Monroe në New York. Musaj tregon për zhvendosjen e saj nga Kosova drejt SHBA-së, fushën e saj të studimeve dhe karrierën profesionale në fushën e drejtësisë.

Ajo është diplomuar në drejtësi penale nga Monroe College në New York dhe njëkohësisht u shërben komuniteteve të margjinalizuara duke punuar për organizatën “Jumpstart for Young Children”.

Duhet theksuar se Bergite Musaj gjatë viteve të studimit ajo themeloi “Women’s Empowerment Institute” (Instituti i Fuqizimit të Grave), si dhe ishte pjesë e Bordit të Amnesty International Club e anëtare e shumë organizatave të tjera në fushën e lidershipit dhe drejtësisë.

E veçanta e saj ishte se kur ishte vetëm 18 vjeç, ajo kishte mbaruar studimet dhe diplomoi në një Kolegj të New Yorkut. Ani pse bashkëmoshataret e Bergita Musaj ishin maturantë, kurse vajza me origjinë nga Peja diplomoi në këtë moshë në Monroe College të New Yorkut në drejtimin Kriminalistikë.

Duke qenë se ajo ishte shpallur studentja më e dalluar e Kolegjit në atë kohë, kishte privilegjin t’u prijë e para studentëve të tjerë, ku secili nga ata mbante flamurin e shtetit prej nga vinin. Kështu që flamuri i shqiptarëve ishte në ballë dhe mbahej nga një studente kosovare.

Sot, Bergite është menaxhere në “Jumpstart for Young Children”, e cila me punën e saj ka për qëllim arsimimin dhe mbrojten e fëmijëve të vegjël, kjo një organizatë e njohur që ofron mbështetje arsimore për familjet në komunitete të ndryshme në New Jork, Ky pozicion me kohë të plotë filloi nga një program studimi pune që ajo ishte pjesë e saj në Monroe. /Albinfo.ch.

Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).