Eko Higjiena

Juristët: Kushtetuesja e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka treguar qartë procedura ligjore dhe kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, Gjykata ka dhënë zgjidhje edhe mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

“Kushtetuesja ka specifikuar se deri në tri herë ka të drejtë të kandidohet një kandidat për kryetar të Kuvendit”, tha Shala për RTV21

Profesori i cështjeve juridike, Mazllum Baraliu, bënë thirrje që partitë politike duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo klas politike e ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë tek qytetarit votues”, tha Baraliu.

Mobi Casa

Në pritje të një vendimi zyrtar të LVV-së nëse do ta repsektojnë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjatë ditës kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se LVV-ja gjithmonë ka respektuar akgjykimet.

Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është shumë e rendësishme që partia fituese LVV-ja të mos e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryeparlamentar.

“Është shumë e rendësishme që partia e parë të reflektoj duke mos keqpërdor procedura për bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, deklaroi Shala.

Pas publikimit të akgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, kryesuesi i seancës Avni Dehari duhet të thërras seancës konstituive për të vazhduar me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit përmes votimit të hapur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.