Fundamenti

Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht se u shpall i konstituar, legjitimiteti i Kuvendit të Kosovës po vihet në pikëpyetje. Mungesa e një nënkryetari nga komuniteti serb ka ngjallur shqetësime ligjore dhe ka rikthyer debatet për veprimet e LVV-së për mosputhshmërinë me Kushtetutën.

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar nga kryetari i ri i saj, njohës të ligjit në Kosovën po thonë se vetëm i tillë nuk është.

Në mungesë të nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb, avokatë vlerësojnë se Dimal Basha, veproi në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit.

“Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur pesë nënkryetarët e tij. Kjo është e caktuar me Kushtetutë, me rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimin e Kushtetueses. Devijimi i zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë nga radha e komuniteteve është në shpërputhje me praktikën e deritanishme parlamentare dhe për rrjedhojë, është në shpërputhje me aktgjykimet e Kushtetueses”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Sipas Bajraktarit, situata po shpien në një urdhër tjetër të dhënë nga Kushtetuesja, urdhër që mund të jepet në dy forma.

ARKATANA

“Gjykata Kushtetuese bazuar edhe në praktikë, me theks të veçantë edhe për aktgjykimin e fundit, lehtësisht, me kërkesë por edhe me vetiniciativë mund të marrë aktvendim për pezullimin e veprimeve të mëtutjeshme me qëllim të ndaljes së rrjedhjes të një gjendje në mospërputhje me Kushtetutën”, ka shtuar ai.

Për avokatë të tjerë, nuk ka dyshim se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne kemi pas situatë të tilla, marrim shembull periudhën e Qeverisë Hoti e cila vazhdoi punën por që rezultoi të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e u desh që qeveria të binte e të shkohej në zgjedhje. Kështu që, pak a shumë do ta kemi të njëjtën situatë. Sipas të gjitha gjasave, do kemi një rrethanë të re, një modalitet që do shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Anton Nrecaj – avokat.

Ditën e djeshme, Lista Serbe se është ankuar në Kushtetuese kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Asnjëri nga kandidatët e saj nuk morri pjesë në votimet për nënkryetar dhe pavarësisht kësaj, asnjëri nuk morri 61 votat e mjaftueshme për ta gëzuar këtë pozitë./Tv Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.