United Hospital

Juncker: Demarkacioni, i pashmangshëm për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka theksuar dje në Prishtinë se miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi është një hap kyç, i pashmangshëm dhe i rëndësishëm për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ai po ashtu ka kërkuar të thellohen më shumë përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosova duhet sa më parë t’i përmbushë obligimet që ka për ta përfituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Këto komente i ka bërë dje, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker gjatë takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçin, me ç’rast u ka bërë thirrje liderëve politikë ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Është esenciale që Kuvendi ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi. Ky është një hap kyç, i pashmangshëm dhe i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Shqiptarët dhe serbët do të jenë përfituesit e parë”, tha Juncker, shkruan tutje “Zëri”.

I pari i Komisionit Evropian po ashtu ka deklaruar se përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të thellohen edhe më shumë.

Fundamenti

Juncker gjatë vizitës së tij në Kosovë ka qenë i shoqëruar edhe nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ata zhvilluan takim me liderët politikë në Kosovë, përkatësisht me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Juncker tha se nuk i vjen mirë që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

“Nuk më kënaq fakti që kosovarët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.