Fundamenti

Judah: Veriu, realitet i ri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Maskat në Veriun e Mitrovicës nuk janë befasuese. Rrethanat aktuale në Kosovë dhe ndryshimi që është bërë së fundi në pjesën veriore të Mitrovicës ku Prishtina zyrtare ka organizuar zgjedhjet edhe në atë pjesë të Kosovës e kanë hutuar popullatën e atjeshme. Kështu së paku vlerëson njohësi i çështjeve të Ballkanit, njëherazi gazetari dhe analisti i “The Economist”, Tim Judah.

Në një intervistë për “Zërin”, Judah ndonëse nuk flet në detaje se çfarë ndodhi në veri në ditën e zgjedhjeve ngase kjo pjesë për të thotë se është e errët, shton se e tëra ka ngjarë për shkak të një presioni nëpër të cilin po kalojnë banorët e asaj pjese.

“Mendoj se shumë njerëz janë të hidhëruar dhe të hutuar dhe nuk është shpjeguar se pse po veprojnë ashtu siç janë duke vepruar, dhe shumë të tillë janë të brengosur për ardhmërinë e tyre, për punën dhe sigurinë e tyre. Atyre nuk iu janë shpjeguar gjërat si duhet duke pasur parasysh rrethanat dhe kohën e shkurtër”, thotë Judah teksa paraqet nevojën e sigurisë më të madhe në atë pjesë të vendit, edhe pse kjo kërkesë tashmë, sipas tij, është një demode.

Banorët në veri, sipas tij, tashmë po përballen me një ndryshim që ka ardhur së fundi dhe nuk është e njëjta situatë siç ka qenë që nga paslufta.

ARKATANA

“Gjëja kryesore, mendoj se ka pasur një presion të madh ndaj këtyre njerëzve nga ana e politikës të cilët i kanë frikësuar njerëzit në ditën e votimit apo edhe gjatë fushatës”, thotë më tutje Judah teksa nuk hyn në detaje për përgjegjësitë e institucioneve në aspektin e sigurisë dhe nëse situata e krijuar mund të parandalohej.

Vuçiq “nuk foli seriozisht”

Autori i disa titujve rreth Kosovësdhe rajonit në përgjithësi ka qëndruar në Kosovë në ditën e zgjedhjeve. Në momentin kur situata në veri të Kosovës është tensionuar dhe personat janë penguar të votojnë, ai ka dëgjuar edhe zëvendëskryeministrin e parë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që përmes mediave u ka përcjellë mesazh politikanëve në Kosovë që po ta kishin në duar situatën, policia e Serbisë do të ishte në gjendje që për 45 minuta të largonin prishësit e rendit….(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.