FIDANISHTJA

Ju që nuk lulëzoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mehmetali Rexhepi

ju që nuk lulëzoni
nuk e gjeni dot enigmën e lulëzimit
është diku aty-atje jashtë dhomave e parmakëve
nën grila e mbi kulmin e shtëpisë
mund të jetë dhe brenda jush
*
pa hirin e urtisë me dorë e kapa atë prush
thoshe më djeg mua
thuajse djegia e diellit e zjarrit e qiririt
u përkiste pos atyre
atëbotë ç`u bë ai
asnjë herë diell
asnjë herë zjarr
asnjë herë qiri
asnjë herë thellësi
vetëm syprinë
*
ato dhe ata që bulëzojnë
të gjithë nuk lulëzojnë
*
më grishni trungje
sa fortë më grishni të modeloj arkitekturën tuaj
ngjyrat që i prapësonin stuhitë
zbardhnin muzgje
përderisa akujt mjeran ngrinin mjerimin tim
mjerimin tënd
*
ju që nuk lulëzoni
e zgjasni dorën e shpirtit prej akujsh të ngjatjetoni
dhimbja ishte e marrë shterpëruese
me receta të pasionit të një padroni
temperaturat drithëruese
mos me pykë përgjëruese
i fikni me shurrë skuthash
*
kurorat e trungjeve pa mëri grishin
së paku lutjet në buzë të njoma t`i kishin
t`i shtrihej trinomi i degëve në ajër
burim-durimi i etjes të mos shpie në fata-morganë
*
ju plëng-shkalës të trungjeve degë-prerë
sikur harruat mijëra rrënjë të shtrira në erë
mijëra rrjeta mijëra oda mijëra dyer
gjeniu i dehur “virusit Corona”
shtjellat mbi glob në një shishe t`ia mbyllë
e le të pëlcas kjo mynxyrë
*
gjeniut të mekur i rrëmben gotën nga dora
pas një dalldie në mushkëri virusi Kurora
*
esëllti sjellka veçse shpërthimi i rrufesë mbi kokë
vrik e lypin sytë ku është Ai i Madhërishmi Zot

Fundamenti

Gjilan, 16 prill 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.