Eko Higjiena

Ju prezantojmë planin e qeverisë për luftimin e ekonomisë joformale

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Prania e ekonomisë joformale është një ndër pengesat kryesore të rritjes së mëtutjeshme të ekonomisë. Në mungesë të konkurrencës së lirë, penalizohen bizneset e ndershme dhe konsumatori nuk është i mbrojtur.Andaj kësaj pike, qeveria e Kosovës, në programin për periudhën 2015-2018, të komentuar para dy ditëshm, nga kryeministri Isa Mustafa, i është dhënë prioritet edhe luftimit të ekonomisë joformale, transmeton zeri.info.

Këtë raport të cilin e ka siguruar “Zëri”, thuhet se qeveria gjatë këtij mandati do të ketë në fokus reduktimin e shkallës së ekonomisë joformale në vend, në nivelin e mesatares së Bashkimit Evropian.

Në të thuhet se: konform Strategjisë Kombëtare për Luftimin dhe Parandalimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare, si dhe në bazë të vlerësimit të ekonomisë joformale nga ana e ekspertëve të BE-së, do të punohet në ngritjen e vetëdijes mbi ndikimet e ekonomisë joformale dhe krimit financiar; forcimin e luftës kundër ekonomisë joformale dhe krimit financiar, duke rritur transparencën, përgjegjshmërinë, qeverisjen e mirë dhe partneritetin shoqëror; ndjekja penale efikase e veprimeve që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare; aplikimi i një qasjeje proaktive për bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare; si dhe zhvillimi i legjislacionit kombëtar në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sigurimi i zbatimit të tij efikas, shkruan Zëri..

“Qeveria nuk e sheh formalizimin e ekonomisë vetëm te forcimi i masave represive. Qeveria do të sigurojë gjithashtu incentiva dhe rrethana favorizuese, në mënyrë që të motivohen 12 sipërmarrësit dhe punëtorët që të formalizohen”, thuhet ndër tjerash në këtë program.

Prania e ekonomisë jo-formale është shpesh një dëshmi e rregullimeve dhe burokracive të tepruara, barrës fiskale apo mungesës së hapësirave të kreditimit. Qeveria do të përkushtohet të adresojë këto probleme, me theks të veçantë në sigurimin e mundësive të reja të kreditimit, të cilat do të shërbejnë si shtysë për bizneset që të formalizohen, dhe nëpërmjet kësaj të sigurojnë huamarrjen, shtohet në raport.

Ndër të tjera masat të cilat do të ndërmerren me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale përfshijnë:

1. Prezantimi i pakos së re tatimore, duke synuar nxitjen e bizneseve të veprojnë në sektorin formal të ekonomisë;

2. Plotësimi i zbrazëtirave ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian;

3. Fuqizimi i kapaciteteve institucionale si ATK, Doganat dhe institucionet tjera tëcilat e mbikëqyrin funksionimin e bizneseve;

RCCOLA

4. Rritja e bashkëpunimit ndër-institucional për të siguruar se bizneset operojnë në

sektorin formal;

5. Në sektorët ku ekonomia joformale është e lartë, si ndërtimtaria, do të vendoset një system kompleks i mbikëqyrjes së kompanive sa i përket punësimit të punëtorëve, qarkullimit të mallrave ndërtimore dhe kryerjes së punëve ndërtimore;

6. Në sektorin e hotelerisë, do të mbikëqyret dhe krahasohet punësimi i punëtorëve, qarkullimi i të ardhurave dhe i mallrave të përdorura, për të vlerësuar raportimin e drejtë të tatimit;

7. Në sektorin e shërbimeve (avokatët, shëndetësi, kontabilistët, auditorët, zhvilluesit e programeve softuerike, arkitektët, agjencitë e ndryshme, profesionet e tjera shërbyese etj.) do të futen në sektorin formal nëpërmjet një njësie të veçantë të Administratës Tatimore, e cila do t’i mbikëqyrë këto veprimtari;

8. Procesi i fiskalizimit do të vazhdojë konform strategjisë për fiskalizim, me ç’rast do të krijohen kushtet për konkurrencë të drejtë dhe të barabartë në treg;

9. Do të rishikohet sistemi i furnizimit, pajisjes dhe mirëmbajtjes së arkave fiskale. Një udhëzim i ri administrativ do t’i përcaktojë standardet për arka fiskale, varësisht prej llojit të biznesit, i cili do të liberalizojë plotësisht furnizimin me arka fiskale;

10. Do të punohen në zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit, për të shtrirë kontrollin e plotë në pikat doganore në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat nuk kanë kontribuar në buxhetin e shtetit dhe kanë qenë burim kontrabande e informaliteti./Zëri/