Uji Dea

Ju prezantojmë njeriun që vizitoi të gjitha shtetet e Botës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një aventurist nga Liverpooli është shumë pranë që të futet në librin e rekordeve botërore Guinees, si personi i vetëm i cili ka vizituar të gjitha shtetet e botës, pa e shfrytëzuar aeroplanin.33-vjecari Graham Hughes e kishte nisur aventurën e tij – për t’i vizituar 193 shtete që njihen nga OKB-ja – në janar të vitit 2009.

Që nga ajo kohë, nëpërmjet rrugës tokësore, ai ka qenë në Irak, Afganistan, Korenë e Veriut, por edhe në shtetet si Vatikani, Palestina dhe Kosova, të cilat ende nuk kanë ulëse në OKB, raporton Sky News.

Megjithatë, pasi që në Rusi kishte hyrë nëpërmjet lumit Narva nga Estonia, vizita e tij në këtë shtet nuk është pranuar, prandaj, për t’u futur në librin e rekordeve Guinnes ai duhet të vizitojë këtë vend sërish.

Këtë gjë Graham do ta bëjë të hënën, duke shpresuar se me këtë vizitë, zyrtarisht, do të mbyllë udhëtimin e tij nëpër botë.Graham do të udhëtojë më tren nga Londra drejt qytetit Gdanjsk në Poloni, prej nga – me autobus – do të niset drejt Rusisë.

Hidromorava

Guiness ka përcaktuar qartë rregullat për këtë rekord, andaj Graham nuk e kishte të lejuar të përdorte transportin privat apo auto-stopin për distancat e largëta. Ai udhëtonte me tren, taksi dhe anijet transportuese – ndërsa rregullisht ka mbajtur GPS shënimet.

Gjatë dy vjetëve të para ai kishte shpenzuar vetëm 7.000 funte, ndërsa më vonë edhe 3.000 sosh.Udhëtimi i tij më i gjatë kishte zgjatur 32 ditë – kur kishte udhëtuar nga Australia drejt shtetit të vogël të Naurusë, dhe anasjelltas.

Megjithatë, Graham kishte pasur edhe telashe gjatë këtyre udhëtimeve. Në Kongo kishte kaluar 6 ditë në burg, derisa nuk ishte shpëtuar nga konsulli britanik.

Gjatë udhëtimit të tij, Graham është shumë treguar i vyer, sepse ka xhiruar edhe një emision për National Geographic. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.