KKVITI

Ju mundon era e keqe, edhe pse rregullisht dhe me themel i lani dhëmbët? Me siguri keni harruar një gjë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale do të thotë larje e dhëmbëve me brushë dhe përdorimin i perit të dhëmbëve, mirëpo si t’ia bëni me gjuhën?

Era e pakëndshme nga goja, me termin mjekësor quhet halitozë, problem me të cilin secili nga ne është ballafaquar së paku disa herë në jetë, me vetveten, apo me takimet e përditshme me njerëz të tjerë, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe gavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.

Goja është vend i grumbullimit të baktereve të mira dhe të këqija. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë.

Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe.

Mobi Casa

H. Pylori kryesisht jeton në gjuhë, prandaj çdo ditë kur i lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe mbi gjuhë. Nëse keni mundësi, dhëmbët lani dy deri tri herë në ditë.

Duke pasur parasysh që bakteret gufojnë në gojë të thatë, këshillë tjetër për erën e keqe është pirja e sa më shumë lëngjeve.

Nëse as pastrimi i dhëmbëve as i gjuhës nuk ndihmojnë, koha është të shkoni te mjeku.

Shkaktari i erës së keqe, në të vërtetë, mund të gjendet edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në lukth.

Ndihma e parë më e mirë kundër erës së keqe është çamçakëzi. Mirëpo edhe me përdorimin e tij ekziston kurthi. Në të vërtetë, çamçakëzët të cilët përmbajnë sheqer nuk do t’ju ndihmojnë, prandaj duhet pasur kujdes t’i blini ata pa shtesa sheqeri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.