ARKATANA

Ju mbrojnë prej ftohjes, këto ushqime duhet konsumuar në vjeshtë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Marrë parasysh se me vjeshtën dhe dimrin arrijnë edhe ditët e ftohta, është me rëndësi të mbroheni dhe ta forconi sistemin imun për t’u mbrojtur nga ftohjet. Këtë më së miri e bëjnë këto ushqime.

HUDHRA

Pos se gjellëve ju ofron një shije unike, hudhra përmban alibinë, që kur fillon të tretet krijon antioksidues. Kjo mbron sistemin imun, duke parandaluar dëmtimin e qelizave

JOGURTI

Jogurti përmban kultura të ndryshme që janë alternativë për probiotikë dhe kujdesen për sistemin tretës. Kjo është me rëndësi që i gjithë ushqimi i konsumuar të tretet.

ÇAJI

Ekzistojnë shumë veti të shëndetshme që ndërlidhen me konsumimin e çajit. Shembull, çaji përmban antioksidues shumë të fortë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun.

KKVITI

ÇOKOLLATA E ZEZË

Antioksiduesit në çokollatën e zezë mund t’i ofrojnë mbrojtje shtesë sistemit tuaj imun. Çokollata që përmban sasi të shtuar të kakaos përmbajnë më shumë antioksidues, si dhe më pak sheqer.

SPECAT E KUQ

Është pak i njohur fakti se specat e kuq përmbajnë dy herë më shumë vitamina C në krahasim me agrumet. Prandaj, është ide e mirë të ndaloni me marrjen e shtesave në ushqime që përmbajnë vitamina C, në vend të tyre konsumoni specat e kuq.

UJI

Kurrsesi mos harroni konsumimin e ujit, e pikërisht duhet ta dini se uji është arma më e fortë kundër sëmundjeve. Hunda, mushkëritë, goja dhe pjesët tjera të trupit duhet të janë të hidratuar për t’ju mbrojtur nga bakteret.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.