UBT

Ju ka pickuar një insekt, zgjidhjet e thjeshta në kushtet e shtëpisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse ju ka pickuar një insekt apo një mushkonjë, ekzistojnë një sërë zgjidhjesh praktike të cilat duhet t’i përdorni, pasi mund të bëhen lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni pak akull në një copë pambuku dhe më tej vendoseni me zonën ku jeni pickuar.

Do të ndjeheni menjëherë të lehtësuar dhe do parandaloni infeksionet. Nëse jeni jashtë shtëpisë dhe nuk keni akull, edhe lyerja me pështymë mund të parandalojë kruarjen dhe fryrjen e menjëhershme.

Soda e bukës është një tjetër mënyrë për të luftuar pickimin e një incekti. Hidhni një lugë sodë në një gotë me ujë dhe më pas lyeni një copë pambuku duke e vendosur në pjesën ku jeni pickuar.

Uji Dea

Një tjetër mënyrë është duke përzier pak sodë me uthull molle, ku duke e lyer vendin e pickimit me të, do të ndiheni më mirë.

Limoni është gjithashtu një produkt që mban larg mushkonjat si dhe krijon ndjesi lehtësimi në vendin e pickimit.

Për të elIminuar kruarjen mund të vendosni një copë qepë në vendin e pickimit.