UBT

Ju ka munguar? Eni Koçi rrëfen një herë e mirë arsyen e shkëputjes nga muzika

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka bërë një bashkëbisedim live me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera ka rrëfyer se pse ajo nuk po sjell më projekte të reja muzikore, pasi një ndjekëse e saj e pyeti nëse Eni e ka lënë muzikën.

Mobi Casa

“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, është përgjigjur Eni Koçi.

Mesa duket prioritetet e këngëtares këtë kohë kanë qenë larg muzikës, tek studimet dhe diplomimi.

Ndërkohë, e pyetur nga ndjekësit se a ka pasur temperaturë gjatë periudhës që ka qenë e prekur nga koronavirus, ajo ka thënë se nuk ka patur asgjë, thjesht ka fjetur shumë gjumë dhe mendonte se e kishte nga lodhja në palestër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.