UBT

Ju flet Shtabi i LDK-së në Rrugën e Ferizajt

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar në mbrëmje shtabin zgjedhor të LDK-së në Rrugën e Ferizajt.

Në emër të tyre ka folur Imran Haziri, kandidati më i votuar i LDK-së për Asamble Komunale, i cili ka konfirmuar angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre, shtëpi për shtëpi, ku edhe kanë marrë konfirmimin për mbështetjen e plotë ndaj kryetarit Haziri, në garën e 14 nëntorit.

Uji Dea

Kurse, kryetari Haziri ka falënderuar Shtabin e Rrugës së Ferizajt për angazhimin, duke thënë se janë shembulli më i mirë i organizimit, i cili tashmë është marrë model edhe nga lagjet tjera të qytetit.