Ju flet nënshtabi i LDK’së në Pogragjë!

Gjilan – Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan bashkë me pesë kandidatët për deputet, janë fascinuar me masovitetin që kanë parë në hapjen e nënshtabit në Pogragjë.

Arben Mehmeti, kryetar i Shtabit Zgjedhor të Degës, përgëzoi ata për mobilizimin e paparë, duke shtuar se më 6 tetor do ta festojnë fitoren e madhe të LDK’së.
“Pogragja sonte foli fort, si gjithmonë. Ky tubim, tregon se LDK do të dalë bindshëm partia e parë në ditën e zgjedhjeve. Ju falënderoj shumë dhe ju lus që kështu të vazhdoni me të gjitha strukturat”, theksoi Mehmeti.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në Pogragjë, Qamil Rexhepi, tha se punojnë natë e ditë së bashku me kryesinë dhe dy forumet, duke shprehur bindjen në fitoren e madhe të partisë, në krye me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputet nga Gjilani.

Fjalë falënderimi kanë për mobilizimin e Pogragjës kanë shprehur edhe pesë kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).