Ju del gjumi në mes të natës? Ja nga çfarë rrezikoheni

Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, ndikimi mund të jetë shumë më serioz se thjesht mjegullimi i syve ditën e nesërme.
Një studim i ri konfirmon se njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet në zemër.
Studimi i cili është bazuar tek të dhënat e më shumë se 14 milionë pacientëve ka dalë në përfundimin se njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës. Gjendja e njohur si aritmia (çrregullimi i ritmit të rrahjeve të zemrës), është një nga shkaktarët kryesor të goditjeve në tru dhe problemeve në zemër.
Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti of San Francisco dhe Universitety of Michigan, ka zbuluar gjithashtu se gjumi ndikon edhe në metabolizëm dhe balancimin e hormoneve në trup, duke ndikuar kështu tek nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin.
Pjesa e trurit që rregullon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut , sistemi autonom, mund të preket gjithashtu nga gjumi i çrregullt.