Fundamenti

JSO: “Shqiptarët në ferr”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

“Shqiptarëve rrugën për në ferr do t’ua sigurojmë ne”, thuhet në njoftimin e njësisë famëkeqe JSO, e cila është jashtë funksionit që nga viti 2003, i cili është bërë publik në internet, me të cilën kërcënohen shqiptarët, nëse e kundërshtojnë heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë.

Shqiptarët do të digjen në ferr! Kështu thotë një njoftim në internet i njësisë për ndërhyrje operative e njohur si JSO, e cila është jashtë funksionit që nga viti 2003.

Kjo njësi ka qenë pjesë e rregullt e forcave policore të Serbisë, e kryesuar dikur nga Milorad Ulemek, i njohur si Legia, që aktualisht ndodhet në burg për shkak të vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Gjingjic.

“Shqiptarëve rrugën për në ferr do t’ua sigurojmë ne”, thuhet në njoftimin, i cili është bërë publik në internet, me të cilën kërcënohen shqiptarët, nëse e kundërshtojnë heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë.

UBT

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë se kjo është një marrëzi. Sipas tij, këto janë përgjigje në internet kundrejt kërcënimeve të bëra po në internet nga shqiptarët, por që nuk janë serioze.

“Si mund të lëshojë një formacion që nuk ekziston një njoftim. Kështu mund të bëjë njoftime edhe ushtria e Hitlerit. I lutem medieve të bëjnë dallime në mes të atyre se çfarë janë të rëndësishme, e çfarë jo”, ka thënë Dacic.

Por analistët mendojnë se pjesëtarët e këtij njësiti janë të lirë dhe shpesh pjesë e strukturave të sigurisë apo organizatave ultranacionaliste. Kryeministri Dacic u ka sugjeruar pjesëtarëve të JSO të kënaqen me pensionet e tyre.

JSO ishte bërë e famshme edhe para vrasjes së kryeministrit Gjingjic, kur anëtarët e saj kishin dalë në rrugë të armatosur për të protestuar.