RCCOLA

Jozefina magjepset nga ‘Puthja’ dhe Whitney

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja në detyrë e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas 23 qershorit shihet shumë rrallë. Ajo pothuajse ka braktisur politikën dhe vendin e saj e zë me aktivitete të tjera çlodhëse. Në një postim të saj në Facebook, Jozefina na bën të ditur pasionin e saj për pikturën dhe muzikën, diçka e panjohur më parë.

Topalli shkruan se piktura e piktorit austriak, Gustav Klimt, “Der Kuss” e përkthyer në shqip, ‘Puthja’ është e preferuara e saj.

Eco Higjiena

““Der Kuss” ndoshta është vepra më e bukur e Gustav Klimt. Unë kam patur fatin ta shoh koleksionin e pikturave të Klimt në Vjenë, tamam një vit më parë, gjatë një vizite pune. Disa shkruajnë se “Der Kuss” mbase është më e bukur se Mona Lisa. Unë di të them se jam mahnitur nga Klimt. I afrohesha, i largohesha, e shikoja nga çdo kënd. I kthehesha përsëri. Nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time të magjepsesha para një vepre, si para kësaj pikture. Ajo ishte e pabesueshme! Jozefina”, shkruan kryetarja në Facebook.

Në një postim të mëparshëm Jozefina ka bërë një postim për Whitney Houston, “diva e muzikës pop, një zë hyjnor, sot(dje) do ishte 50 vjeçe. Në kujtim të njërit prej zërave më të mëdhenj të kohës sonë. Greatest Voice of all”, shkruan Topalli në rrjetin social./shekulli/