Jovanka Broz ka kancer

/ 1 minutë lexim

Qendra Klinike e Serbisë, në Beograd, ka njoftuar sot se, pas terapisë intensive, e cila u aplikua dje dhe gjatë natës, Gjendja e vejushës së ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, Jovanka Broz, sot është paksa më e mirë. Mirëpo, siç thuhet në njoftim, ajo edhe më tej mbetet jostabile në aspektin hemodinamik.

Sipas gazetës Blic, mjekët e Qendrës Klinike kanë konstatuar se vejusha e Titos vuan nga kanceri, të cilën gjë e ka vërtetuar një varrë në gjirin e saj, megjithëse, ata ende nuk kanë konstatuar nëse kanceri është shfaqur fillimisht në gji, apo nëse ka metastazuar atje.

UBT

“Sido që të jetë, gjendja e saj është e rëndë, dhe ende nuk dihet nëse do të mund të mbijetojë”,i tha gazetës një burim brenda qendrës.