Uji Dea

Jotransparenca me lista

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po tregohen jotransparente pasi që nuk po e bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ndonëse ato tashmë janë dorëzuar në KQZ për certifikim.

Ndonëse ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, disa prej partive politike në Kosovë ende nuk i kanë publikuar ato.

Përderisa tri partitë të cilat ishin opozitë në legjislaturën e fundit, VV-ja, AAK-ja e “Nisma”, kanë dalë me listat e tyre, PDK-ja e LDK-ja ende nuk i kanë zyrtarizuar për opinionin publik kandidatët për deputetë. Përfaqësues të këtyre dy subjekteve thonë se listat do të dalin tek pas verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Uji Dea

Mirëpo analistët politikë konsiderojnë se listat nuk janë publikuar ende meqë sipas tyre ka shumë pakënaqësi mes individëve brenda partive të cilët kanë mbetur jashtë atyre listave.

Nga ana tjetër, listat e thuajse të gjitha partive tashmë kanë të përfshirë persona me aktakuza, për të cilët SHBA-ja disa herë pati kërkuar largimin e tyre. E përderisa analistët konsiderojnë se përfshirja e tyre përbën një lajm aspak të mirë për Kosovën, ekspertët e çështjeve juridike thonë se asnjë person nuk mund të konsiderohet fajtor para se të përfundojnë të gjitha procedurat./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.