Uji Dea

Joshua shkruan historinë, mposht Parkerin dhe bëhet kampion i unifikuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Stadiumi Principality i Cardiffit ku të pranishëm ishin rreth 75 mijë njerëz, ishte shtëpia e spektaklit të madh për meçin mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit.

Interesimi ishte i madh pasi të dy boksierët nuk kishin humbur asnjëherë në karrierën profesionale deri para kësaj përballje.

Por, Joshua arriti të mbrojë titujt WBA dhe IBF në pesha të rënda dhe ia mori Parkerit atë të WBO-së, ndërsa më poshtë keni ecurinë e meçit raund pas raundi:

Raundi 1: Të dy boksierët u treguan të kujdesshëm, Joshua tentoi diçka më shumë, por nuk kishte ndonjë goditje për t’u përmendur.

Joshua duke lëshuar të majtën e tij të fushqishme drejt Parkerit (Foto: Matchroom Boxin/Twitter)

Raundi 2: Kishte disa goditje nga të dy, por jo të forta. Si Joshua edhe Parker treguan kujdes të madh.

Raundi 3: Ky raund i takoi Parkerit, boksieri nga Zelanda e Re arriti t’i japë britanikut një goditje të fortë në abdomen.

Raundi 4: Joshua u kthye dhe ky raund i takoi atij pas një dominimi të lehtë nga fillimi deri në fund. Nuk munguan edhe goditjet nga britaniku.

Joshua dhe Parker duke goditur njëri-tjetrin (Foto: Sky Sports Boxing/Twitter)

Raundi 5: Ishte një raund më i qetë, të dy boksierët u treguan të kujdesshëm dhe lëshuan vetëm disa goditje të lehta.

Raundi 6: Deri më tani ishte raundi më i mirë, Joshua në minutën e pari i dha një goditje të fortë Parkerit, por Parker ia ktheu nga mesi i raundit.

Mobi Casa

Parker vazhdon të tregojë se nuk është një kafshatë e lehtë (Foto: Sky Sports Boxing/Twitter)

Raundi 7: Lodhja filloi të shfaqet, nuk kishte goditje të forta nga ndonjëri.

Raundi 8: Joshua ishte më i mirë, arriti të plasojë disa goditje në Parker dhe ky raund i takoi britanikut.

Si Joshua dhe Parker treguan se për ketë meç janë përgatitur shumë (Foto: Matchroom Boxing/Twitter)

Raundi 9: Ishte një raund i balancuar dhe me kujdes të madh nga të dy.

Raundi 10: Joshua filloi të bëjë diferencën dhe për një nuancë ky raund i takoi atij, pasi arriti të lëshojë disa goditje të mira drejt kundërshtarit. Nga kjo Parker pësoi një çarje në syrin majtë.

Kujdesi ishte kryefjala e këtij meçi (Foto: Matchroom Boxing/Twitter)

Raundi 11: Gjërat po nxehen, Joshua bëri disa goditje, por Parket lëshoi atë më të fortën.

Raundi 12: Kishte të dy goditje, por qëllimi i të dyve ishte që fituesi të vinte nga pikët dhe nuk dëshironin të rrezikonin. Por, vlen të theksohet se kjo është hera e parë për Joshuan në karrierë që fitoren e kërkon nga pikët. Deri më tani AJ kishte 20 fitore, të gjitha me nokaut, kurse Parker nga 24 fitore prej tyre 18 ishin me nokaut.

FITUESI PAS PIKËVE NGA TRE GJYQTARËT: ANTHONY JOSHUA me vendim unanim.

Në këtë mënyrë, Anthony Joshua është shpallur kampion i unifikuar i botës në kategorinë e peshave të rënda. Me këtë triumf, titujve të tij WBA, IBF dhe IBO, ia ka shtuar edhe titullin WBO, të cilin ia mori boksierit nga Zelanda e Re. Dhe tash, titulli i vetëm që i mungon është ai WBC, të cilin e posedon boksieri amerikan, Deontay Wilder. /Telegrafi/