RCCOLA

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Profesori amerikan, Edward Joseph ka komentuar sërish zhvillimet në veri të Kosovës.

Në një intervistë për redaksinë në gjuhën anglezë të “Al Jazeera” ai ka thënë se tensionet në Ballkan zgjidhen me hyrjen e Kosovës në NATO.

“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, duke përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundojnë me njohjen e Kosovës nga 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s. Njohja nga Ukraina mund të jetë katalizator”, ka përmbledhur Joseph intervistën e tij përmes një postimi në Twitter.

Profesori edhe gjatë ditës ka analizuar tensionet në këtë pjesë të Kosovës.

Uji Dea

Ai e ka quajtur të nxituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për të dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri.

Joseph thotë se dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiq mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm, por që sipas tij “fajin e ka Beogradi: Regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit, vazhdoi bojkotin e institucioneve të Kosovës dhe përmbysi në mënyrë flagrante Marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të Ohrit”.

Ai ka kujtuar edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë./Telegrafi/