ARKATANA

Jopartiakët, alternativa e shpëtimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dalja nga bllokada politike dhe shtetërore.Zgjedhjet e reja mund të nxjerrin në skenë subjekte të reja

Analistët vlerësojnë se zhgënjimi nga partitë aktuale favorizon nismat e reja, të cilat nuk janë të ngarkuara politikisht, por kanë kapacitete për të bërë ndryshime

Derisa edhe me seancën e parë të Kuvendit të Kosovës për fillim të vitit 2017, që filloi punimet gjatë ditës së djeshme, u pa qartë se normaliteti dhe stabiliteti i institucioneve të shtetit të Kosovës nuk mund të rikthehet derisa nuk ka akordim mes pozitës dhe opozitës, përjashtimi i opozitës nga punimet e seancës vetëm sa e ka thelluar edhe më shumë hendekun politik dhe krizën institucionale.

Mobi Casa

Zgjidhja e vetme mbetet në shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, njëkohësisht me atë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, qoftë me gjetjen e një kandidature konsensuale nga spektri politik në vend apo edhe me marrëveshje për zgjedhje të drejtpërdrejtë nga vota qytetare.

Politologu Albinot Maloku thotë se Republika e Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit, nuk pati një stabilitet politik bash në kohën kur Kosova e pati më të nevojshme stabilitetin e zhvillimin e saj si shtet, dhe kriza u instalua sidomos nga ish-blloku VLAN e më pastaj me ikjen nga ky bllok të LDK-së dhe bashkëngjitjen e saj me PDK-në, për të vazhduar me një situatë kur Kosovën e kapluan krizat e gjithanshme. Maloku pohon se nuk ka shans që kriza tani të zgjidhet. “Tani, si kurrë më parë, shteti i Kosovës dhe politika e tij ka nevojë për një proces zgjedhor me alternativa të reja”, tha Maloku për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.