FITORJA

Jonuzi partive politike: Mos na keqpërdorni?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nazife Jonuzi drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan është e befasuar me komunikatat e disa partive politike të cilat gjatë vizitës së tyre e shfrytëzojnë vizitën edhe për nevoja të fushatës. Nuk qëndrojnë vlerësimet e këtyre partive se “Liria” nuk është ndihmuar nga institucionet komunale, përkundrazi Komuna e Gjilanit është marr shembull për të gjitha komunat tjera të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë mes Komunës dhe Qendrës thotë ajo.

Kohëve të fundit jo pak parti politike e organizata tjera e kanë vizituar Qendër për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan.

Megjithatë drejtuesit e kësaj qendre thonë se janë të befasuar me vlerësimet e tyre që dalin në opinion se gjoja kjo qendër s’është ndihmuar fare nga institucionet komunale.

Nazife Jonuzi drejtoreshë e kësaj qendre ka sqaruar për rajonipress se këto parti politike po i keqpërdorin vizitat dhe takimet tona dhe po i shfrytëzojnë për nevoja të fushatave të tyre. “Qendra gjithmonë është e hapur për bashkëpunim me çdo mekanizëm apo parti politike, por është e pandershme që pastaj në opinion të barten vlerësime të pasakta” sqaron Jonuzi.

FIDANISHTJA

Jonuzi thotë se asnjëherë nuk ka përmendur gjatë këtyre takimeve se qendrën “Liria” nuk e ka ndihmuar Komuna e Gjilanit. “Përkundrazi ne kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e Kosovës , e në veçanti me Komunën e Gjilanit. Qendra ka qenë partnere e vazhdueshme e Komunës së Gjilanit në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ka rezultuar në draftimin e strategjisë për mbrojtje nga dhuna në Familje ku kontribut të rëndësishëm kanë dhenë akteret kyç që punojnë me ketë natyrë të punës , duke i përfshi të gjithë mekanizmin institucional , drejtoratet e drejtorive të Komunës së Gjilanit si dhe partnerët tjerë të nivelit qendror” tha Jonuzi.

Jonuzi tha se Komuna e Gjilanit është marr shembull për të gjitha komunat tjera të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë mes Komunës dhe Qendrës.

Ajo thotë se kryetari i Komunës se Gjilanit , Qemail Mustafa ka qenë i pakursyeshëm në përkrahjen e ofrimit të shërbimeve për këtë kategori që është shumë e ndjeshme në shoqëri me përkrahje financiare.

Sipas saj ketë më së miri e dëshmojnë faqet e organizatave ndërkombëtare me mision në Kosovë UNDP, UNËOMEM , ambasada austriake , ADA dhe shumë donator tjerë që janë partner të Komunës dhe Qendrës “Liria” tha Jonuzi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.