Jonuz Musliu zgjidhet kryetar i Kuvendit të Bujanocit
Ish-lideri politik i UÇPMB, Jonuz Musliu, është rizgjedhur sot kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, raporton ‘Zeri.info’.
Për Musliun kanë votuar 24 këshilltarë, nga 41 sa i ka asambleja lokale.
Gjatë ditës pritet votimi i Shaip Kamberit në krye të Komunës së Bujanocit. Ky i fundit ka arritur koalicion me partinë e Musliut (LPD) dhe dy parti serbe lokale./ZERI/


