HW

Jonuz Musliu takon Ramadan Ilazin dhe Valdet Sadikun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune zëvendës Ministrin e Integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës, Ramadan Ilazi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e bashkëpunimit rajonal në kontekst të procesit të integrimit evropian, me ç’rast u konstatua se Serbia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian.

“Kjo është vizita e parë në Luginë të Preshevës nga një anëtarë i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës, për çfarë ne falënderuam zv/Ministrin Ilazi dhe i shprehëm mirënjohje për interesimin e tij edhe rreth këtij rajoni” theksoi kryetari Musliu.

ARKATANA

Gjatë takimit delegacioni i Kosovës theksoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të promovuar bashkëpunimin sa më të afërt ndërmjet 2 shteteve tona. Në ketë drejtim, ne jemi të interesuar për të përgatitur projektet e përbashkëta për mbështetje në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar të fondeve të BE-së. Projektet e tilla do të promovojnë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve që jetojnë në 2 anët e kufirit dhe do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh kulturor, ekonomik dhe social.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut thuhet në njoftimin e KKSH./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.