ARKATANA

Jonuz Musliu takon drejtorët e shkollave fillore e të mesme në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bujanoc- Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Temë diskutimi gjatë takimit ishte informimi rreth rrjedhave të arsimit në Luginën e Preshevës e në veçanti parapërgatitjet për organizimin e provimeve provuese përfundimtare.

Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shkollat, kryetari Musliu i njoftoi për takimet që kishte me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për zgjidhjen e problemit të teksteve për shkolla fillore, të mesme dhe atyre të shkollimit të lartë.

Fundamenti

Vlen të theksohet se krejt në fund nxorën një konkluzion të përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe ndërmarrjen e masave rreth parandalimit të dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.