Eko Higjiena

Jonuz Musliu, simbol i qëndresës dhe bashkimit në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu ndërroi jetë më 18 janar të vitit 2018 në Edrene të Turqisë i cili qëndroi i shtrirë në spital për disa muaj dhe do të kujtohet gjatë se luftëtar i vullnetit e angazhimit të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan Titulli.com.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe mbrojtës politik i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe i vetmi që në vazhdimësi përsëriste qëndrimin se duam bashkim me Kosovën.

Jonuz Musliu, ish i burgosur politik dhe veprimtar në fillim rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe ka drejtuar Këshillin Politik të UÇPMB-së , një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në këtë rajon.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001 me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

UBT

Në zgjedhjet e dyta ai emërohet kryetar i kuvendit komunal, pozitë që e ka mbajtur disa mandate ndërsa në vitin 2014 zgjidhet Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë,

Musliu do të mbetet në kujtesë për dashurinë ndaj të gjitha trevave shqiptare i cili shpesh deklaronte në intervista se “Edi Rama është kryeministri im”, raporton Titulli.com.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të cilin e paraqiti menjëherë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, se në këtë rast duhet bashkuar edhe Lugina e Preshevës.

Musliu ishte një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë në Luginë të Preshevës që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptar e institucional të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.