Fundamenti

Jonuz Musliu, mirëpret delegacionin e Universitetit “Marin Barleti” nga Shqipëria

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, te premten e 5 majit, në rezidencën e tij, priti me kënaqësi përfaqësuesit e Universitetit “Marin Barleti”, të shoqëruar me studentë e bashkëpunëtorë.

Fillimisht zoti Musliu, mbajti fjalën përshëndetëse të mirëpritjes së stafit akademik të Universitetit “Marin Barleti”, të shoqëruar me studentë, duke i njoftuar për së afërmi për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj dhe përpjekjet, që bënë institucioni, që drejton ai, në kuadër të kompetencave që ka avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.

Gjithashtu, zoti Musliu, i njoftoi të pranishmit për gjendjen e rëndë të arsimit shqip, veçmas të atij superior, me të cilat po ballafaqohen nxënësit dhe studentët shqiptarë të Luginës, në të gjitha nivelet e shkollimit të tyre.

Uji Dea

“Mungesa e teksteve adekuate, nostrifikimi i diplomave dhe mungesa e institucioneve të larta arsimore në Luginë të Preshevës, janë një nga problemet më të theksuara dhe më të ndjeshme për shqiptarët e këtyre viseve autoktone”, theksoi me një shqetësim të hapur z. Musliu. Ai, në kuadër të këtij takimi, falënderoi Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat janë duke e dhënë maksimumin për të krijuar lehtësira rreth regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës, gjithashtu, në këtë drejtim falënderoi edhe përfaqësuesit e Universitetit “Marin Barleti”, të cilët po gjenden në këto komuna për të ofruar oferta të mira për joshjen e studentëve të kësaj ane në këtë vatër të lartë arsimore.

Prorektorja Zamira Çavo, duke falënderuar kryetarin e KKSH, Jonuz Musliu, për mikpritje të ngrohtë vëllazërore u shpreh me plot admirim: “Ne jemi të lumtur që na u dha rasti t’i shpalosim vlerat e Universitetit tonë, i cili do t’i ketë dyert e hapura edhe për studentët nga Lugina e Preshevës. Ju siguroj se do të keni të gjithë përkushtimin tone, që ta kthejmë këtë eksperiencë akademike në një gur të sigurt themeli për ngritjen e karrierës suaj në të ardhmen.”. Në vazhdim zpnja Çavo, shtoi se Universiteti “Marin Barleti”, përbëhet nga një staf akademik prej profesorësh të spikatur, me traditë të gjatë në mësimdhënie dhe akademikë të rinj të cilët sjellin tek “Marin Barleti” eksperiencën më të mirë të universiteteve europiane dhe amerikane.

Një risi e rëndësishme këtë vit është edhe startimi i programit Part-Time në të treja fakultetet”. Vlen të theksohet se Universiteti Marin Barleti, është një institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. “Marin Barleti” u themelua si universitet në 2005 nga Grupi “Dudaj”, njofton Shërbimi për Informim i KKSH, për Luginën e Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.