ARKATANA

Jonuz Musliu me bashkëluftëtarët e vendosin sërish flamurin në Dobrosin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jonuz Musliu tha për rajonipress se para pak çastesh së bashku me Shoqatën e veteranëve të luftës, dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë vendosur sërish në vendin e vet flamurin shqiptarë.

Jonuz Musliu nuk ka qëndruar duarkryq përballë provokimeve që bënë një ditë më parët zyrtarët e lartë serb të cilët e kishin hequr flamurin kombëtar shqiptarë nga varrezat e dëshmorëve në Dobrosin.

Uji Dea

Musliu i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtarët dhe Shoqata e Veteranëve të luftës tha për rajonipress se në mesditë ka shkuar vet në Dobrosin dhe e kanë vendosur sërish flamurin në vendin e mëparshëm. “Ai flamur është i shenjtë për popullatën e Luginës së Preshevës dhe për vetë banorët e fshatit Dobrosin. Por mbi të gjitha është i shenjtë për dëshmorët dhe të rënët e luftës së UÇPBM-së” tha Musliu.

Musliu tha se flamuri do të mbrohet në të gjitha variantet e provokimeve serbe. “Ne kemi të drejtë të ruajmë dhe shprehim emocionet tona kombëtare e patriotike. Kemi të drejtë edhe të ngremë lapidarë e përmendore. Këtë nuk e bëjmë për të provokuar dikë, por për të përkujtuar se aty është derdhur gjak dhe është luftuar me forca terroriste e pushtuese” tha Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.