UBT

Jonuz Musliu: Lugina do të jetë më afër Tiranës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, duke e komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Beograd, ka theksuar se shefi i qeverisë shqiptare e ka prezantuar dhe mbrojtur çështjen e shqiptarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Shpresoj se deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare, nuk do të mbesin vetëm fjalë dhe premtime. Mesazhi i sotëm i kryeministrit shqiptar tregon se shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të jenë më afër Tiranës, po ashtu edhe Prishtinës. Mirëpo, besoj fuqishëm se edhe këto dy qendra shqiptare do të jenë më afër banorëve në Luginës”, ka thënë Musliu.

ARKATANA

Ai më tutje ka shtuar se sjelljet e sotme të lidershipit serb, treguan se kemi të bëjmë me një spektakël, ku serbët treguan se ende vuajnë nga nacionalizmi, gjuha e urrejtje dhe se nuk kanë shumë vullnet për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

“Unë mendoj se nga Beogradi zyrtar, edhe pas këtyre deklaratave, nuk pritet diçka qe mund t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës”, ka shtuar Musliu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.