Fundamenti

Jonuz Cana tejkalon edhe një sfidë të radhës, pushton majën e Jezercit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jonuz Cana i njohur për aktivitetet e tija të ecjes dhe ngjitjeve nëpër majat e larta të Kosovës, kësaj radhe ka pushtuar majën e Jezercit. Cana është ndier i lumtur që ka arritur ta kapërcej këtë sfidë të radhës.

Të tjerët vrapojnë pas fushatave e pas tubimeve, kurse Jonuz Cana me profesion mjek, ka një hall tjetër, pushtimin e majave të shumta që kanë malet e Kosovës.

Jonuz Cana tani së fundit ka pushtuar majën e Jezercit. “Edhe një sfidë e radhës – pushtimi i majës së Jezercit, një ndër majat më të vështira” ka shkruar doktori në rrjetet sociale.

UBT

Cana thotë se vullneti i madh bën që me udhëtime të mundimshme, por të këndshme të pushtojmë edhe majat më të larta të Bjeshkëve të Kosovës. “Deri tani kemi shkelur majat më të larta të Bjeshkëve të Istogut, të Bjeshkëve të Nemuna, të vargmaleve të Sharrit tu filluar nga maja e Lubotenit e gjer tek ajo e Vraces së vogël. Bjeshkët tona i krijoi natyra shumë të veçanta për nga reliefi dhe përbërja për nga flora dhe fauna në at nivel të lart mbidetar”.

Cana thotë se majat e larta të Bjeshkëve të Kosovës sillen që nga 2300 e deri ne 2658 maja. “Përveç që njihemi nga afër me bukurit natyrore të Kosovës, këto sheti të këndshme kanë edhe efekt të pa diskutueshëm shëndetësor, ndikimi shumë pozitiv në rregullimin dhe avancimin e shumë proceseve biologjike dhe fiziologjike në organizmin tonë. Prandaj është imperativ i kohës që ta njohim Kosovën edhe vertikalisht ndërsa njëkohësisht ta mbushim me plot shëndet të bujshëm organizmin ton i cili do na mundësoj një jetë të lumtur dhe të frytshme”./rajonipress/