Hidromorava

Jonida Maliqi: S’e kuptova pse u kthyen kundër meje!?

/ 2 minuta lexim
HW

Festivali i 58-të i Këngës, ku fituese u shpall Arilena Ara u shoqërua me shumë polemika që prej fillimit e deri në fund.

Shumë persona e mbështetën dhe i uruan suksese, e të tjerë e kundërshtuan, duke thënë se Elvana Gjata, meritonte të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion

E ftuar në “Rreze dielli” edhe Jonida Maliqi duket se nuk i ka shpëtuar “acarimit të fansave”

Fundamenti

“Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun. Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: “Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent”.

Jam e lutmur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor. Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës. Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin”, shprehet këngëtarja në “Rreze dielli”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.