Fundamenti

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin

/ 3 minuta lexim

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi ishte sot e ftuar tek “E diela shqiptare”, në një intervistë të veçantë me moderatorin Ardit Gjebrea. Arditi u ndal tek divorci duke e pyetur Jonidën si e mori këtë vendim.

Këngëtarja e vendosur në siklet, i kërkoi Arditit të ishte i limituar me pyetjet e tij.

Pjesë nga intervista

Arditi: Flasim pak për divorcin.

Jonida: Po kjo ç’lidhje ka?

Arditi: Bashkë jemi, s’na dëgjon njeri. Nuk kemi folur ndonjëherë për divorcin.

Arditi: Nuk të kam pyetur ndonjëherë.

Jonida: Edhe unë nuk kam folur për divorcin, por jam e bindur edhe ti do jesh i limituar në pyetje apo jo?

Arditi: Padiskutim. Si e more vendimin për të bërë divorc?

Hidromorava

Jonida: Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet.

Arditi: Ti ishe 17 vjeç kur u njohe?

Jonida: Po isha shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime.

Arditi: E morët bashkë vendimin?

Jonida: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy. Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…

Jonida: Ardit unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte. Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir. Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat.

Arditi: Cili ishte momenti kur the Jonida bëre gabim që e more këtë hap?

Jonida: Kanë qenë shumë momente. Jam qenie njerëzore, gaboj, kam marr vendime të shpejta, kam reaguar në një mënyrë siç nuk duhej të reagoja. Por mendoj se eksperienca e jetës të vlen për të gjetur zgjidhjen, pse jo edhe për të mos gabuar, për të reflektuar.