Jonida Maliqi flet për herë të parë pas divorcit!

Pak muaj më parë u bë publik lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin që kishte në krah për 17 vite.

Këngëtarja gjatë kësaj periudhe ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos e komentuar aspak këtë situatë në jetën e saj.

Por ndërkohë e ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida për herë të parë pranoi ta cekte këtë pjesë të historisë së saj.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo./Panorama/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).