Mobi Casa

Jon Imeri ardhmëri e futbollit që po bën karrierë në Grasshoppers

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shumë skuadra evropiane në mesin e saj kanë futbollist shqiptarë, duke filluar nga kategoritë e reja e deri në skuadrën e parë. Tani e disa vite në sipërfaqe kanë dalur shumë gjenerata të reja, ku me talentin e tyre po mahnitin njohësit e futbollit.

Njëri ndër ta është edhe 15 vjeqari nga Gjilani, Jon Imeri, i cili jeton në Zvicër, dhe po i mahnitë njohësit e futbollit tek skuadra Grasshoppers.

Imeri me të drejtë pritet të ketë një karrierë të mirë futbollistike, ku po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në pozitën e mesfushorit, duke qenë njëri ndër futbollistët kryesorë tek grupmoshat e tij.

“Me futboll kam filluar të merrem tani e tetë vite. Tek futbolli gjejë kënaqësi shpirtërore. Tani jam pjesë tek skuadra e Grasshoppersit dhe për çdo ditë kërkojë që sa më shumë të punoj dhe të arrijë synimet e mija në karrierën futbollistike “, thekson talenti Imeri.

Eco Higjiena

Futbollisti Jon Imeri karakterizohet me forcën, shpejtësinë dhe pasimet e tij milimitrike të cilat i ka gjatë ndeshjes. Kjo bën që 15-vjeçari të jetë urë lidhëse për ekipin e tij në krijimin e rasteve të shënimit. Po flasim për një lojtar që merr përsipër përgjegjësi dhe përkujdeset të gjendet në pjesë të mëdha të fushës, duke qenë edhe lojtar i lirë, përtej skemave.

Modeli i talentit 15 vjecar, Jon Imeri, është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë.
“Idhulli im është Kevin de Bruyne. Ai është modeli im si futbollist, dhe padyshim ëndërrojë që një ditë ti arrijë sukseset e tij”.

Për talentin shqiptarë, Jon Imeri, në kohën e fundit ka shfaqur interesim edhe Kombëtarja e Kosovës që Joni të jetë pjesë tek grupmoshat U17.