Fundamenti

Johnson: Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Senatori amerikan, Ron Johnson, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i interesuar që të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tutje ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurtë që administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe se e dijnë rëndësinë e paqes në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Administrata është e interesuar në këtë. Kam udhëtuar tre herë në Ballkan, sepse asistenti i sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell, më ka inkurajuar. Njerëzit atje duhet të jenë të sigurtë që administrata është e interesuar që të gjejë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Johnson ka ripërsëritur se SHBA-të nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.

Uji Dea

“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalë Gjermania./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.