UBT

Johansson mbështet Hillaryn për zgjedhjet e vitit 2016

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bukuroshja hollivudiane, Scarlett Johansson, do të dëshironte ta shihte në postin e presidentes, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. “Mendoj se ajo do të ishte presidente e shkëlqyer. Mendoj se nga dikush si ajo, dikush që është nënë, do të kishim vetëm dobi”, ka deklaruar 28-vjeçarja në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar.

Aktorja dhe modelja mendon se gratë i shohin gjërat nga perspektiva të ndryshme dhe e vlerësojnë njerëzimin për shkak të instinktit amnor.

“Nga ky aspekt, Clinton do të ishte një hap përpara”, ka shtuar Scarlett, e cila është njëra nga kandidatet për rolin e Hillary Clinton në një film biografik mbi politikanen amerikane.

Fundamenti

Ndryshe, edhe vet aktorja nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen mund të merret me politikë.

“Po të kisha më shumë kohë, ndoshta do të përfshihesha më shumë në politikë. Gjërave të tilla asnjëherë nuk ua mbyll derën”, ka shtuar Johansson. /Telegrafi/