ARKATANA

Jogurti i pemëve përmban më shumë sheqer se pijet e gazuara

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shkencëtarët paralajmërojnë se shumë jogurt janë përplot me sheqer dhe se publiku nuk guxon t’i cilësojë si ushqim të shëndetshëm.

Paralajmërimi ka ardhur pas analizës prej 900 jogurtëve në tregun britanik. Ekipi i ekspertëve nga universiteti në Lids ka dëshmuar se të ashtuquajturit jogurt organik ishin midis më të ëmbëltuarve dhe se kishin përmbajtur më shumë sheqer për 100 gramë se sa pijet e gazuara.

Vetëm jogurti grek dhe ai natyral mund të përfshihen si ushqime me përqindje të ultë të kalorive. Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të publikuara në revistën shkencore “BMJ Open”, më së shumti sheqer kanë përmbajtur të ashtuquajturit ‘jogurt desert’, mesatarisht 16,4 g në 100 g prodhim. Më pas, jogurtët e ëmbël ishin ata ‘organik’ me mesatarisht 13,1 g në 100 g prodhim.

KKVITI

Më pas, jogurtët për fëmijë mesatarisht kanë përmbajtur 10,8 g në 100 g prodhim. “Mendoj se njerëzit, përfshirë prindërit, do të janë të befasuar se sa shumë sheqer ka në jogurt”, thotë autorja e hulumtimit Bernadette Moore.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.