Uji Dea

Jogurti garanton tretje të shëndetshme dhe imunitet të fort

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Jogurti është prodhim i fituar përmes fermentimit të qumështit me ndihmën e baktereve specifike.

Është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe fosforit, minerale të domosdoshme për zhvillim dhe rritje të shëndetshëm të eshtrave e po ashtu edhe të dhëmbëve. Përmban edhe sasi të mjaftueshme të vitaminave B2, të domosdoshme për frymëmarrje të rregullt dhe marrje të energjisë nga karbohidratet.

Jogurti ofron edhe vitaminën B12, i cili mes tjerash është përgjegjës edhe për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, për freskimin e rruazave të gjakut, si dhe për mirëmbajtjen e sistemit nervor.

Fundamenti

Jogurti është ushqim me pak kalori dhe varësisht nga lloji i qumështit, me të cilin edhe është formuar, ofron vlera të larta ushqyese.

Kështu për shembull, 100 gramë jogurt prej qumështit me yndyrë përmbajnë rreth 150 kcal. Nëse i shtoni edhe perime, atëherë gjithsesi se jogurtit shton vlerën e tij ushqyes. Nëse jogurtit i shtoni dredhëza, atëherë ai e rrit vlerën energjike.