Fundamenti

Jogurti është i mirë kundër diabetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në hulumtimin e shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit, konsumi i përditshëm i jogurtit është lidhur me një rrezik mesatarisht 18 për qind më të ulët nga diabeti i tipit 2.

Revista profesionale “BMC Medicine” shkruan se konsumi i jogurtit nuk është një shkop magjik dhe vë në dukje se dieta e shëndetshme është e rëndësishme për ta ruajtur masën e rekomanduar të trupit dhe reduktimin e rrezikut nga sëmurja me diabet të tipit 2.

Zbulimet e reja janë mbledhur në një mostër prej rreth 51.000 meshkujve dhe 238.000 femrave, nga të cilët rreth 15.000 u sëmurën nga diabeti i tipit 2.

Hulumtuesit shtojnë se konsumi i produkteve të tjera të qumështit nuk ishte i lidhur me rrezikun e diabetit të tipit 2. Një prej shpjegimeve të mundshme për këto rezultate të fituara ka të bëjë me efektin e probiotikëve nga jogurti, apo ndikimin e tyre në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të hormoneve të rëndësishme për ta kontrolluar oreksin.

Diabeti i tipit 2, diabet ky i pavarur nga insulina ose diabeti i të rriturve, është një çrregullim metabolik i karakterizuar me nivele të larta të glukozës në gjak në kontekstin e rezistencës së insulinës dhe mangësisë relative të insulinës.

ARKATANA

Simptomat e zakonshme janë etja e tepruar, urinimi i shpeshtë dhe uria konstante, ku obesiteti konsiderohet shkaku kryesor i diabetit të tipit 2 tek njerëzit të cilët janë të predispozuar gjenetikisht për këtë sëmundje. Diabeti i tipit 2 fillimisht trajtohet me një rritje të ushtrimeve dhe ndryshim të dietës, dhe nëse niveli i glukozës në gjak nuk ulet me këto masa, mund të nevojiten medikamente.

Përndryshe, shkalla e diabetit është rritur në mënyrë të konsiderueshme në 50 vitet e fundit dhe atë së bashku me trashjen, ndërsa sipas të dhënave nga viti 2010, në botë janë rreth 285 milionë njerëz që vuajnë nga ky lloj i diabetit.

© KOHA

http://koha.net/?id=13&l=58688

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.