Mobi Casa

Joe Biden ndalon për pizza në restorantin e një shqiptari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur – Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Xho Bajden), ndaloi në restorantin e një shqiptaro-amerikani në Hoboken, New Jersey, gjatë vizitës së tij të zonave të dëmtuara nga Uragani Sandy.

Benny Tudino’s është i famshëm në Hoboken për copat e mëdha të picës dhe pronarin e tij mikpritës Bari Drishti, transmeton illyriapress.

Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Po ai u shkëput nga ata në kohën e drekës për të ndaluar te Benny’s. Papritur restoranti u rrethua nga gazetarë, punonjës të shërbimit sekret dhe forca policore.

United Hospital

Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur. Bari Drishti, që ka qenë gjithmonë një patriot i vendosur, ka flamurin shqiptar të vendosur qartas në muret e restorantit të tij.

Joe Biden i hodhi dorën në qafë dhe biseduan miqësisht. Zëvendës-presidenti njihet që nga koha kur ishte senator si një nga njohësit më të mirë të situatës në Ballkan dhe një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare.

Duke folur për gazetën “Illyria”, Bari Drishti tha se një nga politikanët që shkon shpesh në restorantin e tij është Senatori Lautenberg dhe ai duket se ia ka rekomanduar si vend edhe Zëvendës-Presidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.