Eko Higjiena

Joe Biden dhe krerët e BE’së: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog, Ohri të zbatohet shpejt dhe pa kushte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas takimit në mes të krerëve të Bashkimit Evropian dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni zyrtar kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët ku mes tjerash japin një mesazh edhe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

Në komunikatën e lëshuar pas Samitit BE-SHBA që u mbajt sot në Washington, thuhet se është e nevojshme që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë në mënyrë urgjente tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen për normalizim të raporteve dhe të kthehen në dialog.

Mobi Casa

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën e BE-së të rajonit. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Ne theksojmë nevojën që Kosova* dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatë.

Kjo thirrje e BE-së dhe SHBA-së vjen pak orë para vizitës së pesë emisarëve evropianë, të cilët të shtunën në mëngjes do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.