Jobs kishte urdhëruar: Gjatë darkës, të gjithë së bashku – larg teknologjisë
Ndoshta, Steve Jobs, ishte evangjelist i kohës dixhitale, por shtëpia e tij nuk kishte një vendpunishte teknologjike. Përkundrazi, ai fëmijëve të tij iu ndaloi shfrytëzimin e internetit dhe pajisjeve teknologjike.
Jobs ishte i shqetësuar rreth mirëqenies së fëmijëve të tyre dhe në mënyrë të kujdesshme iu ka ulur dozën e përdorimit të vazhdueshëm të Gadgets dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në internet, transmeton Telegrafi.
Por, në realitet Jobs ka vepruar në të kundërtën, pasi që mendonte se prodhimet e Apple janë shik dhe të domosdoshme për masën e gjerë, gjë që e ka shndërruar kompaninë e themeluar nga ai, një biznes fitimprurës për familjen.
Jobs këmbëngulte që gjatë darkës, të gjithë të ulen në një tavolinë të madhe dhe të bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e pajisjeve elektronike dhe gjësendeve të tjera, ka zbuluar gazetari amerikan, Nick Bolton, duke kujtuar një bisedë me bashkëthemeluesin e Apple, një vit para vdekjes së tij, në vitin 2010.
“Besoj se fëmijët tuaj e adhurojnë iPad?”, e kishte pyetur atëkohë Bolton. Por përgjigja e Jobs e la atë të habitur. “Ata nuk e përdorin iPad-in. Ua kam kufizuar kohën kur mund ta përdorin teknologjinë në shtëpi”, i kishte shpjeguar Jobs.
Walter Isaacson, autori i biografisë së Steve Jobs, i tha Boltonit se fëmijët e Jobs nuk ishin të varur nga Gadgets, fal këmbënguljes së revolucionarit të teknologjisë.
Ndërsa fondacioni “Jobs”, një ndër motot e saja ka edhe thënien se “teknologjia moderne është e dëmshme për aftësitë sociale të të rinjve”, ndërsa privimi nga teknologjia për një periudhë prej pesë ditësh, jep rezultate pozitive në këtë drejtim. /Telegrafi/


