GRANDEMALL

Jo vetëm Leverkuseni, edhe dy skuadra tjera gjermane duan transferimin e Granit Xhakës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

E ardhmja e Granit Xhakës te Arsenali vazhdon të mbetet ende e paqartë.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka kontratë te Topçinjtë edhe një vit plus me opsion t’i vazhdohet deri në vitin 2025.

Megjithatë lajmet e fundit nga Anglia dhe Gjermania kanë raportuar për një interesim të madh nga skuadrat gjermane për mesfushorin qendror.

Bayer Leverkusen është skuadra më e interesuar për Xhakën, por së fundmi edhe dy klube janë futur në garë për të.

Mediat gjermane kanë raportuar se edhe Borussia Dortmund dhe Borussia Moenchegladbach janë vënë pas Xhakës.

FIDANISHTJA

Klubet gjermane po e monitorojnë situatën e Xhakës dhe janë gati ta transferojnë atë në verë.

Edhe pse Xhaka ka qenë lider i këtij Arsenali, nuk përjashtohet mundësia të shitet në verë.

30-vjeçari ka bërë shumë mirë në Bundesliga ku kishte kaluar katër vite te Borussia Moenchegladbach.

Xhaka këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Arsenalin ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.